Momentet e shpëtimit të vogëlushes Ayda Gezgin, e cila u zbulua 91 orë pas tërmetit në Izmir janë publikuar.
Ajo ndodhej prej orësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “Rıza Bey” në Izmir.
Presidenti i Ekipit, Cem Erdogan bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa e mbante fort dorën dhe e përkëdhelte. Vajza e vogël nuk donte k urrë të lëshonte dorën që po ë qetësonte në ato momente të vështira.
Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja. Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull. Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?
Ayda: Cem.
Cem Erdoğan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai juaj po ju pret. Ti ke dorën time. Jam këtu me ty. Një bravo për bukuroshen time …