Me 99 përqind të votave të numëruara, kandidati demokrat Joe Biden ka një epërsi të lehtë (rreth 20,000 vota) karshi presidentit Donald Trump në shtetin industrial mesperëndimor të Wisconsinit.
Trump e mundi Hillary Clintonin në Wisconsin për më pak se 30,000 vota në vitin 2016.
Pavarësisht që Biden po prin me një diferencë të vogël, gara në këtë shtet mbetet shumë e ngushtë për t’u projektuar se si do të përmbyllet.
Wisconsini konsiderohet një nga shtetet kyçe dhe mund të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.