Lajme

Italia në momente të zeza sërish nga koronavirusi, vendosen masa të reja sepse janë regjistruar mbi 28 mijë raste të reja

Në Itali, kryeministri Giuseppe Conte, të martën vonë nënshkroi një dekret që vendos akoma më shumë kufi zime në vend.

Coronavirus Tests Europe's Open Borders as Italy Death Toll Rises - WSJ

Qeveria do t’i njoftojë detajet gjatë ditës. Por, më herët gjatë javës, Konte tha se masat shtr ënguese do të përfshinin një ndalim qark ullimi gjatë natës në shkallë kombëtare.

Dekreti i ri do t’i ndalojë njerëzit të hyjnë apo dalin në rajonet më të godi tura në vend, që konsiderohen si zona të kuqe, për dy javë dhe do të mbyllë të gjithë dyqanet jo të domosdoshme në ato zona. Por, këtu ka një përjashtim. Parukeritë do të mbeten të hapura dhe aktivitetet sportive do të lejohen vetëm pranë shtëpisë.

Por, se cilët rajone do t’i nënshtrohen këtyre masave do të vendoset gjatë ditës pasi ekspertët shëndetësorë të studiojnë shifrat më të fundit të infektimeve dhe kapacitetin e shtretërve në spitale. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Ndalimi i qarkullimit nga ora 22 deri në 5 do të jetë në shkallë kombëtare. Zyrtarët e shëndetësisë në Itali janë të shqetësuar për shtrimet në spital e veçanërisht ato në terapi intensive. Në disa rajone, sipas tyre, kapacitetet janë ezauruar. Një ditë më parë, vendi njoftoi mbi 28 mjë infektime të reja.

Coronavirus outbreak in Europe has many asking, 'Why Italy?': Reporter's Notebook - ABC News

MË TË LEXUARAT

To Top