Disa ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram, Agron Llakaj bëri të ditur se ai dhe e shoqja kanë kaluar Koronavirusin. Aktori tregoi se kanë qenë të infektuar për 20 ditë, nën kujdesin e vajzës së tyre, Alkidës.
Ai ka dhënë një intervistë për “News24”, ku ka treguar se së bashku me të shoqen kishin temperaturë që prej tre ditësh. Vajza e tyre i kishte bindur që t’i nënshtroheshin testit, nga i cili rezultuan pozitivë.
“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdeshëmi sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin. Kështu në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”, është shprehur Llakaj.