Joe Biden duket gjithnjë e më afër Shtëpisë së Bardhë. “Associated Press” dhe CNN në projeksionet e tyre vlerësojnë se kandidati demokrat ka fituar Uiskonsin dhe Miçiganin, duke arritur vlerën e 253 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën.
Megjithatë ai duhet ende të fitojë Nevadën dhe Arizonën, ku vijon të kryesojë, ndërsa numërimi po i afrohet fundit.
Biden dje ripërsëriti mesazhin e tij gjatë fushatës se nëse do të zgjidhet do të jetë president i të gjithë amerikanëve. Rezultatet përfundimtare të Miçiganit dhe Nevadës me shumë gjasë do të mësohen sot, ndërsa Pensilvania do të numërojë deri të premten në 6 nëntor. Trump është ende në garë, por duhet të tejkalojë Biden në Nevada dhe Arziona, e të fitojë gjithashtu Xhorxhan, Pensilvaninë dhe Karolinën e Veriut ku është në avantazh.
Por ndërkohë që Biden ecën para, Trump duket më i shqetësur se k urrë, ai ka bërë thirrje që të ndalohet numërimi.