Lajme

U betua si Presidente e Kosovës sot, flet Vjosa Osmani: Vendi po kalon ditë të vështira, por do e çojmë para!

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë në adresimin e saj të parë në këtë pozitë, se në këtë kohë kërkohet një lidership i fuqishëm.

Vjosa Osmani: Nuk e di pse më kanë vënë në vendin 81, por... | Ballkani |  DW | 07.06.2017

Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët – Republikës sonë.

“Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit, prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë, sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar ato dinjitetshëm”. ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, veprimet e Speciales janë si rrjedhojë e obligimeve që Kosova ka pranuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara, janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjakun e derdhur të ushtarëve të Ushtrisë sonë Çlirimtare”.

Ndryshe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e u.d. të presidentes së vendit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Asaj, detyra i është dorëzuar nga këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj.

MË TË LEXUARAT

To Top