Lajme

Po kërkon burrë në televizor/ Tea ia thotë hapur Arjonit: Ti më ke bërë atë të keqe që nuk ma ka bërë njeri deri më sot

Takimi mes Teas dhe Bartit dëshmoi se dyshja është në udhë të mbarë për një “përputhje”.

Kjo gjë u konfirmua nga të dy ata, të cilët thanë se personalitetet e ngjashme kanë krijuar një tërheqje fillestare. Kur të gjithë në studio ndanë të njëjtën mendim, duke iu referuar takimit të zhvilluar, Arjoni mendoi ndryshe. Djali u tregua pak i lëkundur, duke thënë se takimi i Teas dhe Beartit nuk i pëlqeu dhe 21-vjeçarja iu duk më e përfshirë në takimin që kishte me të.

Ndërkohë Tea, tha se djali e ka fyer si kurrë më parë në jetën e saj, e këto fjalë të thëna për të nuk kanë asnjë vlerë. Kjo lidhet me një episod të ndodhur në takimin mes tyre. Tea i tha Arjonit në takim se do të dëshironte të kërcente, ndërsa ai tha se nuk dinte të hidhte asnjë hap.

Ndërkohë në studio, ai ftoi në një takim Anën, gjë e cila la të mërzitur Tean. Ajroni u përpoq të kërkonte falje me anë të një trëndafili, por edhe pse dhuratën simbolike e pranoi, falja në mendjen e Teas ishte një “mirazh”. Në studio, gjatë puntatës së sotme, Arjoni tha se një femër një mashkull nuk duhet ta shohë nga pamja fizike, por nga karakteri.

Ndërsa shtoi se një mashkull mund ta shohë një vajzë nga fiziku, sepse sipas tij “femrat nuk janë si meshkujt”. Kjo deklaratë nxiti reagimin e moderatores Bora Zemani, e cila mes emocionesh tha se kjo deklaratë do të komentohet një puntatë tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top