Lajme

Burri që ndihmoi shqiptarët i përgjigjet Trump: Vota është e shenjtë në Amerikë, unë do jem President!

Kandidati për president nga demokratët Joe Biden, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet dhe se ai është ende i sigurt se mund të fitojë zgjedhjet.

Joe Biden to visit Kenosha on Thursday in first trip to Wisconsin

“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara.

Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.

Biden paralajmëroi edhe një ditë më parë fitoren e shprehur bindjen se është në rrugën të mbarë për të siguruar votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë.

MË TË LEXUARAT

To Top