Moderatorja e njohur, Dojna Mema humbi të atin në dhjetor të vitit të kaluar. Që nga koha kur ai ndërroi jetë, Dojna nuk ka lënë rast pa e kujtuar të atin e ndjerë.
Ndërsa ditën e djeshme, ajo ka ndarë një foto shumë të veçantë, nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën ata shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
“Dashuria ka dashurinë si të vetmin argument! Mam Bab. Dashuri përtej. Një shpirt për katër“, ka shkruar Dojna përkrah fotos.