Lajme

Në Shqipëri janë regjistruar 489 raste me koronavirus, flet Mira Racakolli tregon a do ketë sërish karantinë

Prej ditësh në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka ardhur në rritje, ndërsa ky tregues po shqetëson jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet shtetërore.

Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, i tha Euronews Albania se situata mbetet shqetësuese pasi vihet re një shtim i personave të infektuar me Covid-19.

Sipas znj. Rakacolli shkaktarët e kësaj situate është vetë tipologjia e virusit, por edhe përgjegjshmëria e qytetarëve, e cila nuk është në nivelin e duhur.

“Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritje së rasteve”, tha ajo.

Pavarësisht rasteve të rritje të të infektuarve, znj. Rakacolli tha se për momentin nuk po mendohet asnjë skenar, i cili planifikon rimb yllje.

Koronavirus, shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes 71-vjeçarja – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top