Lajme

Topalli flet hapur fare pasi iku nga PD-ja dhe u fut në Parti tjetër/ Tregon a i ka ngelur qejfi Berishës me të

Jozefina Topalli pas rikthimit në politikë hodhi poshtë zërat për një kandidim në Tiranë, teksa e quajti një keqkuptim të madh deklaratën se nuk do të kandidonte në Shkodër.

Jozefina Topalli dhe Sali Berisha | 27.al

“Nuk kam vendosur të garojë në Tiranë.” Është një keqkuptim i madh se kudo të kandidoj”, tha ajo .

“Kam thënë që bet ejën më të madhe të jetës sime do ta bëj në Tiranë, pasi kjo nuk është një lëvizje vetëm e qytetit tim të dashur, por është një lëvizje që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

“Sigurisht ka filluar nga Shkodra, është shtrirë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli thotë se PD lindi si një forcë politike që do sillte pluralizmin në vend, por sot është marrë peng nga një grusht njerëzish.

Ajo tha se vendosi të sjellë tani partinë e saj të re “Lëvizja për ndryshim” sepse situata është e vështirë për vendin,prandaj edhe kërkohet medoemos ndryshimi.

Në një intervistë për gazetarin Bepin Kolvata, Topalli është shprehur se ka kaluar tre faza të rëndësishme para se të sillte projektin e saj politik, që kur PD-ja ra nga pushteti.

Faza e parë ka qenë beteja brenda PD-së, tha ajo, pasi nuk e toleroja të shihja që udhëheqësi i Partisë Demokratike, teksa ishim në opozitë, të mos bënte asgjë dhe asnjë betejë kundër kundërshtarit politik në qeveri pasi kishte një pazar që nuk mund ta imagjinoja.

Ndërkohë, e pyetur nëse ish-kryeministri Berisha e ka uruar për “Lëvizjen për Ndryshim”, ajo tha “Sali Berisha nuk më ka uruar por ka thënë diçka të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Thelbi i lirisë është zgjedhja dhe respektimi i zgjedhjes është themelore për njerëzit që besojnë tek demokracia, zgjedhjet pastaj secili i ka të vetat”, u shpreh Topalli.

Jozefina Topalli rrëfen një moment rrënqethës nga historia e familjes së saj – Gazeta Tema

jozefina topalli dhe sali berisha (2) | Jozefina Topalli

MË TË LEXUARAT

To Top