Bar-lokali kult i Berlinit i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike, raporton Spiegel.
Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger, pronarët e lokalit, e raportuan këtë nëpërmjet një video mesazhi.
Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrë nguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Janë gjithashtu të indinjuar edhe pronarët e lokaleve të tjera nga futja e karantinës në Gjermani, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike. Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë tre për qind.