Joe Biden sipas mediave amerikane ka fituar zgjedhjet Presidenciale në SHBA. CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today të gjithë njoftuan menjëherë për fitoren e Biden.
Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale – duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë. Me fitoren e Biden, në 20 Janar si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa Kamala Harris, do të bëhet nënkryetarja e parë femër, dhe nënkryetarja e parë me ngjyrë aziatiko-amerikane.
Në të njëjtën kohë stafi i Trump lëshoi një deklaratë në emër të tij duke pretenduar se Biden nuk ishte fituesi real dhe se do të luftonin me përpjekje ligjore për këtë fitore sipas tyre të vjedhur.
“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet,” thuhej në deklaratë.
‘Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është certifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve,” ka shkruar stafi.