Në ekran shumë prej figurave të njohura të Show Bizit, shfaqen shumë të kuruara dhe joshëse, por edhe me një të shkuar të hidhur. Konkretisht aktorja e njohur Arjola Demiri, e cila njihet për ‘dashurinë‘ dhe mbështetjen ndaj Ramës ka rrëfyer se jeta e ka bërë të përjetojë shumë pengesa dhe vështirësi. Demiri tregon se është divorcuar në moshë të re nga bashkëshorti, ndërsa thekson se për shumë vite jeta e saj kaloi në përkushtim të fëmijëve.
E ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, bukuroshja tropojane deklaron se karrierën si aktore e ka nisur në një moshë të madhe, teksa ‘prek’ edhe përfshirjen e saj në politikë. Ajo shprehet se suksesi i saj është vetëm falë punës dhe përkushtimit, edhe pse sipas saj publiku i gjerë mendon që ajo ka arritur përmes shalës dhe gjoksit.
Arjola Demiri deklaron se:
Në momentin që unë thash një mendim të sinqertë, për partinë që dua ta përkrah në zgjedhjet e ardhshme, plasi një bombardim komentesh nga më ofendueset, nga më fyeset. Ishin edhe titujt pikant, masturbimi i hapi rrugët drejtë televizionit, teatrit, filmit. Nga një shfaqje që del një lajm pikant, kjo ka qenë pjesë e shfaqjes. Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë, e dy gishta shprehin mendime diskriminuese. Nuk jam mërzitur, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë. Një 10-vjeçar i jetës sime, unë kam qenë mami me kohë të fortë, kam qenë duke rritur fëmijët. Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, fitova e mbarova me 10. Kam hequr picirin për t’u arsimuar. njerëzit priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq. Në një status nga shumë që kam thënë, nuk më vjen turp që jam femër e fortë, e ja kam dalë vetë. Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit.