Lajme

E donin të gjithë dhe bënin foto me të/ Laumtumirë Gli, macja më e famshme në botë që jetoi në Xhaminë më të njohur në botë

Macja Gli me famë botërore, pjesë e historisë së xhamisë ikonike ‘Shën Sofia’ në Stamboll ka ngordhur.

Lamtumirë Gli, macja e famshme e Xhamisë Ajasofja

“Macja e Ajasofjes, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër“, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter.

“Ne nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, tha Yerlikaya, duke postuar një fotografi të maces, ku tha se është “thellësisht i pikëlluar”.

Gli jetonte prej 16 vitesh atje, ndërsa në fillim të këtij viti, ndërsa ‘Shën Sofia’ u kthye nga muze përsëri në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma. Thesari arkitektonik ishte shtëpia e saj gjithmonë, e cila u konfirmua nga zyrtarët.

Ka ngordhur macja e famshme e Xhamisë Ajasofja, dikur edhe Obama e kishte  ledhatuar, por sot nuk arriti dot t'i përballojë sëmundjes! | Gazeta Mejdani

MË TË LEXUARAT

To Top