Bearti është aktualisht një nga djemtë më të komentuar të “Përputhen”, pasi pas takimit me Tean është vënë re se mes tyre po nis një romancë.
Bearti në takimet e tij e ka përmendur shpesh motrën duke kujtuar këtu që librin të cilin ia dhuroi Teas e kishte zgjedhur pikërisht motra e tij. Motra e Beartit është Idea Rexhepi.
Për disa, nuk është hera e parë që e shohin Idean sepse ajo tre vite më parë mori vëmendje në portale pasi në mbrëmjen e maturës shkoi pa makeup.
“Maturantja kosovare pa grim, ua kalon edhe yjeve botërore”, “Maturantja pa grim që mahniti të gjithë”, ishin disa nga titujt e portaleve asokohe.
Idea është vërtet një vajzë shumë e bukur dhe tipari i saj më tërheqës janë sytë bojëqielli. Ajo poston shpesh foto me Beartin në Instagram e në një prej tyre shkruan: “Beart arritja më e madhe e një vëllau është t’jesh shoku me i mirë per motrën tënde e ti me t’vërtet je shoku im më i mirë, suporti me i madh.
Jam falenderuese per çdo këshille, sakrificë e përqafim, faleminderit per udhëzimet dhe mençurinë në rrugëtimin tim. Uroj që Zoti t’bekoj ashtu si ke zemrën”.