Ndarja nga jeta e aktorit të humorit Koço Devole, ka lënë trishtim për të gjithë artistët shqiptar, e jo vetëm. Aktori i njohur i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike për ‘’Fax News’’ tha se ishte në dijeni se Devole ishte i sëmurë, por kishte shpresë se ai do të mbijetonte, ndërkohë që shtoi se ‘nuk mund të besoj kurrë se e kanë kuruar mirë’.
Më tej aktori Deda shton se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për artin shqiptar, teksa e cilëson Devolen si një artist të madh.
“E dija që ishte i sëmurë, por nuk e dita se do të përfundonte kaq shpejt dhe kaq randë. Ta merr mendja se ajo kollë që ka pasur ai ka pasur mundësi me u mbajt gjallë, por erdhi Covid edhe e zuni dhe nuk mund të besoj kurrë që e kanë kuruar mirë.
Megjithatë është se njerziu i dhimbset ma shumë njerzve të shtëpisë, ai është një artist i madh i cili pati mundësi me jetu ma shumë por nuk deshi fat i madh. Shkoftë në paqe shpirti i tij, kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij por edhe për artin shqiptar.
Jemi njohur kur ishim të rinj dhe Koço jepte një kontribut shumë të madh duke shkruar dhe duke interpretuar. Ishte një djal i ri i fuq ishëm, ishte aktor i bukur dhe shkruante në mënyrë të jashtëzakonshme. Kudo të estradat ai interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Kam pasur shumë mundësi që të mësoj nga ai. Ai kohët e fundit, pati thënë se kur po mblidhemi t’ja fillojmë prej fillimi dhe një hreë. Sepse ishte në gjendje shumë të mirë. Koço është një artist i madh i humorit tradicional shqiptar, dhe ishte i updetuar edhe me humorin botëror.”- tha Deda.