Lajme

Foto magjike! I riu shqiptar martohet në mes të Skocisë, e bën dasmën në shesh por merr vëmendjen e të gjithëve se kishte veshur fustanellë

Mario Bega, një djalë me origjinë shqiptare ka kërcyer vallëzimin e parë me nusen e tij Beth Bega në një shesh në Glasgow.

Screenshot_8.jpg

Çifti ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të festuar lidhjen e tyre duke marrë vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Mario dhe Beth u shprehën se kishin shumë ankth dhe emocione në momentin e kërcimit sepse të gjithë po i bënin video dhe po brohorisnin.

Ato çfarë bien në sy janë rrobat e Marios i cili ishte veshur me fustanellën tradicionale të Skocisë. Çifti tregon se nuk do t’a linin pandeminë t’i shtynte dasmën.

Ata zgjodhën këngën e Elvis Presley “Can’t Help Falling In Love” për vallëzimin e tyre.

Screenshot_9.jpg

MË TË LEXUARAT

To Top