Flori është djali i Rexhep Rushitit, që ndërroi jetë brenda në minierë. Djali donte t’i “dërgonte një mesazh” të atit duke thënë se e ka marrë malli shumë për atë.
Djali tha se:
“Unë do doja t’i thoja që e dua shumë dhe që do të mësoj shumë në shkollë”. Ndërkohë, gruaja e vik timës Irena, mes lotëve është shprehur se:
“Sot do vinte te kalamajtë, nuk ka qenë e shkruar, çfarë të bëjmë. Ai shkoi për të punuar, për fëmijët. Në këtë zonë këtë rast ne nuk e prisnim. M’i ka lënë mua kalamajtë. Fati im kështu ishte”
“Kishte shkuar për të punuar, por se çfarë do të ndodhte unë nuk e dija, mi la muaj fëmijët, unë nuk di çfarë të bëj tani. Pa punë, pa gjë, dritat pa paguar, uji duhet paguar, shtëpinë siç e patë vetë copë-copë. Ku të përplasem, këto thonë o ma çfarë ka për të ngrënë”.