Lajme

Edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare e pranon se gjendja nga Covid-19 në Shqipëri nuk është e mirë: Po pacientët po mjekohen në ambulanca se nuk ka më…

Kreu i Emergjencave Skënder Brataj tregoi arsyen e shtimit të makinave të ambulancave përpara Spitalit Infektiv.

Gjatë konferencës për mediat, Brataj u shpreh se ambulancat janë kthyer në mini-spitale dhe i kanë të gjithë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

“Kohët e fundit është vënë re edhe në mediat dhe opinionit publik radha e ambulancave para spitaleve, është normale se nga grada e parë kalojmë tek e dyta. Shtrimi në spital ka edhe vetë kohën administrative. Nuk është se pacientët vijnë përpara spitaleve dhe qëndrojnë aty. Tashmë ambulancat janë kthyer në një mini-spital dhe në ta nuk mungon asgjë. Ka pas raste që ka mbaruar oksigjeni dhe spitali e ka zëvendësuar menjëherë në ambulancë. Në bazë të dhurimeve, janë dhënë edhe pajisjet për ambulancat. Ka raste kur pacienti nuk ka nevojë që të futet në spital”, tha Brataj.

Skënder Brataj

MË TË LEXUARAT

To Top