Lajme

Është gruaja e parë që drejton Amerikën, ajo jep shpresë se është vajzë emigrantësh/ Ditën e punës e nis me atlete dhe pantallona: Populli ka rëndësi

Vala blu e përfolur nuk erdhi por sidoqoftë, në fund, Joe Biden ia doli mbanë. Pas katër vitesh, demokratët rikthehen në shtëpinë e bardhë, nën drejtimin e senatorit 78 vjeçar. Por, është një tjetër figurë që nga konfirmimi i fitores po bën të flitet shumë për të: kjo është Kamala Harris.

Koment: Betejës për Shtëpinë e Bardhë i mungon skena e madhe | Bota | DW | 17.08.2020

Ajo do të jetë e para zëvendëspresidente grua në historinë e SHBA, për më tepër edhe me origjinë indo-xhamajkane. 56 vjeçarja, kaliforniane, me buzëqeshje gjithnjë në fytyrë, shfaqet e vendosur dhe sportive. Kur mori konfirmimin për disfatën republikane, Kamala po bënte vrap me bashkëshortin. E pikërisht ky i fundit e filmoi ndërsa thoshte një frazë që tashmë ka kaluar në histori: Ia dolëm, Xho.

Kamala, kishte veshur një bluzë Nike, një veshje që përfaqëson qasjen e saj casual ndaj modës. “Jam ajo që jam dhe ndjehem mirë kështu”, kishte thënë ajo kohë më parë për mediat. Edhe në tubimet e fushatës elektorale, Kamala kishte rënë në sy për stilin e saj anti konformist. Ajo, që për arsye pune vesh edhe takat, nuk ka asnjë dyshim: me atlete është më komode. Converse All Star, janë të preferuarat e saj.

Të bardha ose gri, e kanë shoqëruar shpesh në arena nga Florida deri në Ajoua. Ajo zgjedh gjithnjë kostume me pantallona, xhinse apo copë më formale. Xhaketat janë të preferuara, i kombinon me bluza apo këmisha. Për sa i takon bizhuve, nuk i mungojnë asnjëherë perlat. Në festën në Delaware, ku edhe u shpall fitorja, ajo zgjodhi një kostum të Carolina Herreras.

MË TË LEXUARAT

To Top