Lajme

Në zi Nora Malaj: Për mua ra morti, vëllai im dha shpirt mallkuar qofsh o koronavirus se po na merr ata që duam

Ish-zv.ministria e Arsimit, Nora Malaj ka bërë të ditur se shkrimtari i njohur Latif Ajrullai ka ndërruar jetë si pasojë e Covid. Malaj shkruan se shkrimtarin e kishte si vëlla dhe ai gjithashtu e thërriste atë motër.

Malaj shprehet se ndarja nga jeta e Ajrullait i ka lënë dh imbje dhe m alkkon virusin që po merr jetë njerëzish një nga një.

Postimi i Malajt: “Dy fjalë lamtumire për ty vëllaçko!
Ra ky mort dhe unë sot dua të shkruaj dy fjalë shpirti për ty! Mbrëmë terë natën nuk kam mbyllur sytë! Një telefon i Ritës më shkundi ka vendi kur më shkroi. “Nora, më iku Latoja… Vëllain tënd ma mori Corona” Telefoni më ra nga dora dhe nuk munda ta besoj që ky lajmkobi i zi të ishte i vërtetë! Teksa flisja me Ritën, dëgjoja nga ana tjetër e telefonit ngashërimin e saj që nuk kishte të sosur.

E pabesueshme… Asnjehere nuk mund ta coja në mend që vde kja do t’i qendronte kaq pran? ketij njeriu vital… Nuk mund ta besoj që i miri Lato, njeriu plot mirësi dhe vizionari, që beri evolucion në botën e teksteve mësimore dhe platformës dixhitale sot po udhëton drejt Parajsës duke na lënë nje trishtim te madh familjarëve të tij, Ritës që sot nuk mund ta kuptojë se Laton nuk e ka në krahë, Dritës, Dritonit, Sofianës, Semelës dhe Erdetës, fëmijëve te tu, që i deshe, nuk i ndave e i ndihmoje pafund, për t’u bërë sa me te bukur e të lumtur jetën, nipave që e adhuronin gjyshin – shok dhe të gjithë ne miqve e mikeshave që e deshëm aq shumë dhe që nuk do ta kemi të lehtë ta përballojmë ikjen e tij pa kthim.

MË TË LEXUARAT

To Top