Rozë

Koço Devoles i jepet lamtumira sot, Marjana Kondi qan me lot zemre: Po të mos ishte Covid-19 ai do ishte gjallë do qeshte tani

Në një lidhje direkte për “Abc News”, aktorja e humorit Mariana Kondi ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të kolegut të saj Koço Devole.

Ajo ka treguar se ka qarë dy orë pas lajmit të hidhur. Mes lotësh, Kondi është shprehur se Koço vuante dhe nga sëmundje të tjera, mirëpo ai do të jetonte po të mos ishte Covidi.

Aktorja ngushëlloi familjen dhe shprehu gjithë vlerësimin e saj për të ndjerin.

Ngushëllime familjes së vet… të paktën ka lënë një familje të lumtur mbrapa që duhet të jenë krenarë për të. Lum ai që ikën si zotëri në atë botë. Ai iku si i ka hijë një artisti të vërtetë. Që kur u fut për herë të dytë në intubim. Nuk i shau mjekët por shkoi atje për herë të dytë. Kisha një foto, sa bukur e kemi këtë fotografi kemi dalë të dy. E kam takuar edhe në verë dhe ishte mirë. Ka pasur një natyrë që nuk ankohej. Ne kur flisnim nuk flisnim për sëmundjet por për punët dhe familjet. Nuk donte t’i përmendte sëmundjet. Prandaj thashë që iku me karakter.

MË TË LEXUARAT

To Top