Lajme

Si rrallë herë Rovena Dilo flet hapur për lidhjen me balerinin 15 vite më të ri se ajo: U ndamë, por do doja që ai të ishte….

Rovena Dilo ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku gjatë intervistës me Ardit Gjebrean foli për lidhjen e saj me balerinin 15 vite më të ri.

Ardit Gjebrea: Ke jetuar dashuri 10 vjet më të mëdha se ty dhe 15 vjet më të rinj se ty. Cila është eksperiencë më e bukur për ty?

Rovena Dilo: Nuk krahasohen ndjenjat, nuk kanë lidhje fare. Rovena 20 vjeç dhe 40 vjeç nuk janë e njëjta gjë.

Ardit Gjebrea: Në rastin e marrëdhënies 15 vite më i ri, çfarë të tërhoqi më shumë, mos ishte gjë rinia?

Rovena Dilo: Rinia është një aset shumë i bukur, por bota është i mbushur me të rinj. Padiskutim që nuk është vetëm rinia, por talent, fuqi krijuese dhe origjinalitet në një artist janë mahnitëse.

Ardit Gjebrea: Paraqitja fizike tek një mashkull të tërheq?

Rovena Dilo: Patjetër që më tërheq, është element shumë joshës për çdo femër.

Ardit Gjebrea: Je penduar për ndonjë humbje?

Rovena: Jo unë në përgjithësi nuk pendohem. Jam shumë kokëfortë.

Arditi: Po keq të vjen për diçka

Rovena: Nuk e di, do më vinte mirë që ato 15 vjetët mos ishin 15, por të ishin për shembull 7.

Arditi: Do ishte më jetëgjatë?

Rovena: Do ishte më kollaj

FOTOT/ Rovena Dilo i jep fund lidhjes 4-vjeçare, ndahet papritur nga balerini disa vite më i ri

MË TË LEXUARAT

To Top