Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5.5 shkallëve Rihter, e ka dridhur mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Leunovo, në afërsi të Mavrovës, me thellësi prej 10 kilometra.
Se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka shqetësuar qytetarët, dëshmon edhe një video-incizim në një dyqan në Tetovë.
Tërmeti i sotëm që u regjistrua në orën 04:54, është ndjerë edhe në shtetet fqinje.