Në moshën 84-vjeçare, kryeministri që ka qëndruar në detyrë më shumë se kushdo tjetër në histori ka ndërruar jetë sot.
Princi Khalifa i Bahreinit, xhaxhai i mbretit Hamad, v diq në SHBA teksa trajtohej nga probleme shëndetësore. Prej vitit 1971 kur vendi fitoi pavarësinë, Princi Khalifa ka marrë detyrën si kryeministër dhe e ka mbajtur për më pak se 50 vite.
Khalifa bin Salaman Al Khalifa kishte në familjen mbretërore fuqi të madhe teksa në 2011 gjatë Pranverës Arabe iu kërkua largimi por ai qëndroi në detyrë.
Në muajt e fundit Bahreini arriti një marrëveshje historike me Izrealin me ndërmjetësim të SHBA duke vendosur për herë të parë lidhje diplomatike.