Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka deklaruar për “PolitikOn”, se mediat kanë ce nuar jetën e saj private duke shkatë rruar edhe martesën e parë me Gani Bardhën.
Më tej Bleona është ndalur edhe tek fenomeni i rrjeteve sociale, teksa ka thënë se modelet e Instagram-it financohen nga lekët e dro gës.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri.
E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua.
Të gjithë e dinë që jetoj jetë private të shëndetshme. Nëse shkoj në klube, ndodh sepse është koncerti im në 99% të rasteve. Ke shumë emra të tjerë që mund të përmendësh si prototip në atë lloj kategorie, por mos përmend emrin tim sepse unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave.”