Kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19, çka ka sjellë përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Kryepeshkopi Janullatos është futur në reanimacion në spitalin Evangjelizmos të Athinës.
Sipas njoftimit të spitalit thuhet se gjendja e tij është e mirë është futur në reanimacion për të aksesuar më shpejtë aparaturat nëse do të jetë e nevojshme.
Deri tani ai nuk mbështetet mekanikisht por i jepet vetëm oksigjen ndihmues, ndërsa po trajtohet me terapi normale me antibiotikë dhe anti trombotikë sipas protokolleve në fuqi.