Rozë

Shqiptari tregon si u martua me gruan vetëm duke folur në telefon, gazetja Mirela Milori qesh me të madhe: Po si e more atë ti?!

Një histori e veçantë dashurie ka ardhur dje në emisionin ‘Historia ime’, ku një çift nga Fushë-Kruja, Floriana dhe Abazi treguan sesi janë njohur me njëri-tjetrin, por edhe jeta e vështirë që bëjnë sot.

Mirela Milori largohet pas shumë vitesh nga ABC news, lajmin e jep vetë  gazetarja: Ftesa për kafe mbetet e hapur - TiranaNews

Florina Dibra, 30 vjeç, me origjinë nga Burreli, është martuar prej vitesh në Fushë-Krujë dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Është njohur me bashkëshortin kur ishte shumë e re, pa mbushur ende 20 vjeç nëpërmjet telefonit. U martuan edhe pse pa dëshirën dhe mbështetjen e prindërve të Florinës, pasi nuk ishin dakort.

Kur ishte 21 vjeç, u bë nënë për herë të parë. Sot është nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë 9, 4, 2 vjeç dhe djali 9 muajsh.

Florina nuk punon, ndërsa i shoqi punon me ditë, mbledh hekura. I shoqi i Florinës është i sëmurë, vuan nga veshi i mesëm dhe nga mëlçia. Ata jetojnë në një dhomë të vetme dhe me kushte të vështira ekonomike. I shoqi i kërkon që t’i çojnë fëmijët në shtëpinë e fëmijës pasi nuk i mbajnë dot. Të paktën 3 vajzat, meqënëse djali është ende në gji. Por Florina nuk pranon, pasi nuk ndahet dot nga fëmijët.

Mirela Milori: Kur jeni martuar?

Abazi: Ne kemi gati 10 vite të martuar me dashuri.

Florina: Famija ime nuk ishte dakort sepse burrin e kam marrë të kryqëzuar në racë dhe unë jam racë e dorës së bardhë.

Abazi: Unë jam mulat.

Florina: Prindërit nuk deshën, por unë ngaqë isha e dashuruar.

Mirela Milori: Si u njohët ju?

Abazi: Mua më kishte vdekur daja dhe më tha babi bjeri tezes në telefon. E telefonova tezen dhe më doli i fikur dhe më tha babi bjeri tjetrës. Unë i rashë gabimisht numrit të Florinës dhe ajo vetëm më dëgjonte. Më tha ore çun ke ngatërruar numrin dhe mos i bjer më dhe unë i thashë në rregull, më fal. Pas gjysmë orësh më çoi zile prap dhe aty nisëm folëm.

Mirela Milori: Pse i çove zile?

Florina: Më tërhoqi zëri në fillim, pastaj filluam të flisnim gjithë kohës. Folëm 3 muaj në telefon si të dashuruar. Unë jam nga Bureli, Abazi nga Fushë-Kruja. Më pas i thashë hajde më kërko tek shtëpia sepse nuk më lënë prindërit të flas më në telefon. Ai erdhi tek shtëpia ime me prindërit, por nuk e dija që ishte mulat, e mësova ditën që ka ardhur.

Mirela Milori: Pse nuk i kishe treguar?

Abazi: Unë i thashë punoj në diell edhe nxihesh. I thashë pse shkojnë njerëzit tek deti për t’u larë, për të marrë hijen time pra, të bëhen të zinj

Mirela Milori: (Qesh) Kur e pe se ishte mulat, çfarë the, çfarë bëre?

Florina: Thjesht ma donte zemra dhe e mora. Kur erdhën, nusja e vëllait më nxori jashtë dhe më tha jo mos prano dhe nuk ishin dakort. Disa ditë pasi ikën ata, vëllai i këtij më thotë a e do Abazin, unë i thashë po dhe unë pastaj shkova vetëm në Fushë-Krujë dhe fola me Abazin. Punë 10 ditësh ndejtëm të fejuar dhe pastaj më solli vëllai im në Fushë-Krujë tek Abazi. Na ka lënë vjehrri një dhomë të vogël por nuk kemi ku t’i lëmë kalamajtë.

Mirela Milori tregon 'pengun' që ka për djalin e saj: U përpoqa shumë, por  ishte e pamundur – FaxWeb

Rudina - Mirela Milori moderatorja pertej ekranit! (17 shkurt 2017) -  YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top