Ajo që po ndodh në brigjet e Mesdhut është shumë e trishtë. Së fundmi raportohet se një gomene është fu ndosur diku në brigjet e Libisë. Destinacioni ishte Europa dhe një jetë më e mirë.
Por të gjithë ata emigrantë që ndodheshin në gomone, humbën jetën në mes të detit, mes tyre ishte edhe një foshnje vetëm 6 muajshe.
Edhe pse ka pasur shumë ope racione shpëtimi në javët e fundit në brigjet e Mesdheut, numri i emigrantëve që po humbin jetën është akoma shumë i madh. Numri i emigrantëve që vijnë nga Afrika dhe vendet e Lindjes së Mesme është rritur gati 5 fish më shumë.
Nga ana tjetër shumë refugjatë janë të vendosur në kampe, por gjendja e tyre është e rënduar edhe për shkak të pandemisë së Covid-19.
Midis janarit dhe tetorit të këtij viti, më shumë se 11,000 njerëz mbërritën në Ishujt Kanarie duke lunduar mes detit Mesdhe. Pjesa më e madhe e tyre po qëndrojnë në zonën e portit.
Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte.