Familjarët e 20-vjeçares nga Gjirokastra, e cila ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në maternitet, pas lindjes, vijojnë të bëjnë fajtor mjekët. Sipas tyre, e reja ka qenë mirë, por në mëngjes janë lajmëruar se ajo ka ndërruar jetë. Ata i akuzojnë mjekët për neglizhencë dhe shprehen se nuk kanë qenë aty kur asaj i kanë filluar dhimbjet pas lindjes.
Vjehrri i 20-vjeçares u shpreh:
Duan t’ia fusin koronës fajin tani. Por njëri do ta paguajë vd ekjen e kësaj vajze! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Doktori tha do ta shikojmë nesër dhe gjendja deri tani vijon mirë do ta shikojmë nesër. Gjatë natës kur kemi ikur ne, infermierja na thotë se ka pësuar bllokim në frymëmarrje dhe vd iq.
Ndërkohë ata shtojnë se çështja do shkojë në Gjykatë. Në dyert e spitalit janë mbledhur gjithë familjarët, të cilët kanë shpërthyer në lot për ikjen para kohe të 20-vjeçares.