Lajme

Lajm i bukur! Restaurohet Kisha shqiptare të vjetër ku kanë ndodhur shumë mrekulli e të mira: Shëndet sjelltë!

Në fshatin Stegopull, Gjirokastër ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Ilias.

Saint Elias church in Stegopull - Visit Gjirokastra Albania, official tourism page of Gjirokastra region

Kisha e Shën Ilias është rreth 400 vjeçare e ndërtuar në shek. XVII dhe konsiderohet si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Lajmin për fillimin e punimeve në këtë objekt kulti e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku thekson se punimet restauruese në këtë kishë erdhën si pasojë e kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të zonës.

“Pas kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të zonës, ka nisur puna për restaurimin e Kishës së Shën Ilias, në fshatin Stegopull, Gjirokastër. Një monument i shek. XVII, i cili i ka rezistuar kohërave e zografisur nga dora e Kostandinit”, shprehet Margariti.

Puna restauruese në këtë objekt bën të ditur ministrja konsiston në stabilizimin e strukturës së muraturave si dhe në ndërhyrje konsoliduese – restauruese në pikturën murale të interierit.

Ky projekt i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do financohet nga fondet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 8 milionë lekësh të reja.

Kisha e manastirit të Shën Ilias është e vetmja e mbijetuar mes 13 kishave të fshatit Stegopull në Gjirokastër. Kisha e një stili të rrallë arkitekturor mendohet se është një ndër më të vjetrat në rajon dhe ka njohur disa faza rindërtuese përgjatë shekujve.

Elva Margariti | Albania Global FDI Reports

MË TË LEXUARAT

To Top