Prej afro një viti Lulzimi qëndron në këtë stol pranë pediatrisë në QSUT. Të gjithë e dinë që ky është krevati i tij dhe pakkush ulet në të. Ai nuk është i pa strehë, por kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar pranë fëmijëve të tij. Të cilët prej muajit janar janë duke l uftuar me kohën. Emanueli dhe Endrina vu ajnë nga një së mundje e rr allë e v eshkave.
13-vjeçarja është në gjendje më të rën dë se i vëllai; e prej shtatorit, 3 herë në javë i duhet të bëj di alizën.
“Vajza është shumë e d obët, ka pr erë edhe ushqimin, e rëndon shumë edhe dializa. Kurse, djali është pak më ndryshe. Janë shumë të str esuar. Sidomos kur vajza dëgjoi doktorin që tha se pas 1 viti mund të bëhet prapë për t ransplant, nuk pranonte të vinte më as kart oterin për të bërë d ializën.”
Mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur të përcaktojnë një diagnozë të saktë të së mundjes, por veç kanë thënë se të dy fëmijët duhet të bëjnë tran splant veshke. Teksa Lulzimi dhe bashkëshortja e tij kanë dalë dhu rues të përshtatshëm, sërish kjo ndërhyrje është e rre zikshme. E vetmja mundësi për Lulzimin është që trajtimi i dy fëmijëve të k ryhet në Itali.
Një shoqatë në Itali ka marr përsipër ndërhyrjen e fëmijëve. Por, Lulzimi e ka të pamundur të heqë shpenzimet e transportit dhe qën drimit, të cilat kushtojnë 10 deri në 12 mijë euro.