Moderatorja Fjodora Fjora ka fituar betejën me Koronavirusin pas 16 ditësh e infektuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të disa postimeve në Instastory.
Ajo ka treguar se pjesa më e t me rrshme ka qenë largimi i nuhatjes dhe shijes. “Kjo ishte pjesa më e tm errshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u duk parajsa mbi tokë”, është shprehur Fjodora.
Ditën e sotme ajo ka ndarë disa video duke shëtitur me makinë, për herë të parë që pas 16 ditësh.
“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”, ka treguar moderatorja.