Ana është një ndër vajzat më të komentuara në “Përputhen”, emisioni për të gjetur dashurinë. Së fundmi në rrjet po përflitet se ajo ka nisur një romancë jashtë programit, me një ndër reperët më në zë të momentit, Bardhin.
Shkak për këto aludime janë bërë disa pamje ku dyshja shihen shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke folur dhe duke qeshur.
Megjithatë, nuk duhet përjashtuar mundësia se dyshja janë miq, pasi gjatë emisionit Ana ka lënë të kuptohet pëlqimi i saj kundrejt Fatjonit.