Lajme

Moti do të ndryshojë, ja në cilin qytet do të bjerë dëborë në trojet shqiptare

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell. Kështu ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t’i lënë vendin dendësimit të vranësirave të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

debore – idituri.com

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohëshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore. Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak këshillon që çadrat deri në mesjavë të mos lihen në shtëpi, ndërsa në mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për veshje dimërore!

File:Pamje me debore.jpg - Wikimedia Commons

MË TË LEXUARAT

To Top