Lajme

Mbeti jetim dhe i vetëm në këtë botë/ Djali 4 vjeç humb të dy prindërit nga koronavirusi, babi 32 vjeç dhe nëna vetëm 29 vjeçe

Brenda 100 ditësh një 4-vjeçar nga Teksas, ka mbetur pa prindër. Në Qershor, babai i Raiden Gonzalez u infektua me koronavirus. Adan, 33-vjeç nga San Antonio, u shtrua menjëherë në spital ku edhe  v d iq.

Pas babait, e ëma e Raiden vd iq papritmas në 5 Tetor, disa orë pasi ajo filloi të ndihej keq. Më vonë spitali kishte konfirmuar se edhe 29-vjeçarja ishte pozitive me koronavirus.

Familjarë të tjerë, mes dhimbjes së madhe të djalit katër vjeçar që humbi të dy prindërit e tij, tani po planifikojnë një ditëlindje të paharrueshme për të. Ata, po ashtu kanë krijuar një fond në GoFundMe, për ta bërë ditën e tij sa më speciale.

MË TË LEXUARAT

To Top