Lajme

Covid-19 nga ndryshon nga një grip i zakonshëm? Mjeku shqiptar jep të gjitha sqarimet: Kujdes sepse ka….

Lakorja e të infektuarve dhe vi kt imave nga Covid-19 ka shfaqur prirje rritëse në Shqipëri.

COVID-19/ Mjeku Genc Sulçebe: Virus i ri, nuk e njohim, vdekshmëria varet nga popullata ku ndodh – Dosja AL

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, renditi shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me coronavirus. Ai shtoi se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë.

“Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, tha ai.

Ai foli edhe për testimet e shpejta, ndërsa tha se efektshmëria e tyre është në studimet epidemiologjike pasi nuk kanë efektin e testimit molekular.

“Medikamentet anti-virale janë të pakta. Është vështirë të kesh medikamente ndaj viruseve, sepse ai futet në qeliza. Opinioni shkencor, vitaminat nuk kanë asnjë efekt në asnjë sëmundje. Këto janë psiko-terapi për të qetësuar pacientët. Të thuash se po bëj një trajtim me vitamina është e gabuar. Ka disa të dhëna jo shkencore, që vitamina C mund të lehtësojë infeksionin, por këto janë gjëra jo të prera”, tha ai. Ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat e diktuara nga Ministria e Shëndetësisë kundër Covid-19.

Ai theksoi se Covid-19 ngjason me një grip të zakonshëm, por shkalla e vdek shm ërisë është shumë më e lartë në krahasim me gripin e zakonshëm.

“Është një sëmundje vetë-shëruese, që është vetë sistemi imunitar që e mund atë. Është një grip i zakonshëm. Dallimi është se jemi 3-5 herë mbi gripin normal. Gripi mesatarisht ka një të vde kur për 1000 banorë, ndërsa virusi ka 3-5 vd ek je për 1000 banorë”, shtoi ai.

Genc Sulçebe Archives - Gazeta Mapo

MË TË LEXUARAT

To Top