Një ngjarje tr ag jike ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Zvicër, ku një 15-vjeçar kosovar humbi jetën pasi u përplas nga treni.
Ai u transportua menjëherë në spiatl, por humb jetë gjatë rrugës nga pla gët e rënda. Pritet që ditën e nesërme të mbërrijë në Kosovë trupi i pajetë i të riut.
Një nga të afërmit e të ndjerit, Hafir Rexha, ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e fundit të Ardianit.
Ai tha:
Është djali i vetëm, është djalë i Hasretit, i ka dy motra, motrat janë më të mëdha, por dyjat janë nën moshën 18-vjeçare. Më datën 3 dhjetor Ardiani ka pas me i mbush 16 vjet.
E pamja është hapur dje, në bazë të informacioneve që kemi se edhe vëllai im është në Zvicër bashkë me prindin e Ardianit, të gjitha përpjekjet po bëhen për me ardhë nëser ku fo ma, vendimi është marrë që djali me u var rosë në Panorc, është i lindur në Zvicër, por prindërit e tij kanë shkuar pas lu ft ës.