Rozë

Jep lajmin e hidhur këngëtari shqiptar: Unë dhe gruaja ime jemi infektuar me koronavirus, mbroni veten dhe fëmijët

Këngëtari i njohur Skerdi Ago dhe partneria e tij, gazetarja Vesa Rama janë prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Skerdi dhe Vesa bëhen prindër (FOTO)

Me anë të postimit në ‘Instastory’ këngëtari shkruan se ai dhe partnerija e tij janë infektuar me Covid-19. Skerdi ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.”- shkruan Skerdi.

Ndahen Skerdi dhe Vesa? Ja çka tha reperi - Syri Kosova | Lajmi i fundit

Skerdi dhe Vesa martohen së shpejti - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top