Genta Ismaili është ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Përveç muzikës, Genta është shumë e përfolur sidomos për jetën private.
Këngëtarja ka kohë që po bashkëjeton me një biznesmen turk, Huseyin Usta. Ata shfaqen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Huseyin duket se është dashuruar fort në këngëtaren kosovare, duke i bërë shpesh here edhe dhurata nga më të ndryshmet.
Së fundmi, Usta e ka befasuar Gentën me një unazë me diamant. Kjo dhuratë e ka kënaqur pa masë këngëtaren nga Gjilani, e cila nuk ka hezituar ta bëjë publike për fansat e saj.