Aktori i famshëm George Clooney ka konfirmuar lajmet që thonë se ai u dha një shumë prej 1 milion dollarësh secilit prej 14 miqve të tij më të afërt në vitin 2013.
“Unë thjesht kam menduar se nëse më sh typ një autobus, ata janë të gjithë në testament. Atëherë, përse të pres të më shtypë një autobus?” -shpjegoi ai në numrin e ri të GQ’s Men of the Year.
Disa vjet më parë, miku i i Clooney-t, Rande Gerber tronditi fansat kur tha për MSNBC se Clooney kishte ftuar grupin e miqve të tyre për darkë dhe i befasoi secilin me një valixhe që mbante 1 milion dollarë cash. Kjo ndodhi shumë kohë para se Clooney, Gerber dhe një partner tjetër biznesi të shisnin markën e tyre të tequilas, Casamigos, për 1 miliard dollarë.
“Dhe mendova, gjithçka që kam janë këta njerëz që të gjithë, për një periudhë prej 35 vjetësh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër,” kujtoi ai. “Unë kam fjetur në kolltukët e tyre kur isha pa asnjë para në xhep. Ata më huazuan para kur s’kisha. Ata më ndihmuan kur më duhej ndihmë ndër vite. Dhe unë i kam ndihmuar gjatë viteve… Dhe mendova, e dini, pa ata nuk kam asgjë nga këto.”