Ata ishin takuar kur ishin 18-vjeç, në Foggia. Në vitin 1957 ata u martuan dhe u transferuan në Milano, por të dielën ata humbën jetën si pasojë e Covid-19, një orë larg njëri-tjetrit.
Kjo është historia 63-vjeçare dashurisë e Olgas dhe Vincenzo Molino, 83 dhe 83 vjeç, të cilët pasditen e së dielës mbyllën sytë përgjithmonë pas një bet eje me virusin.
“Ata nuk dilnin, ishin shumë të kujdesshëm, por gjyshi shkoi një herë në farmaci dhe për fat të keq u sëmurën”, thotë Katia, një nga gjashtë nipërit dhe mbesat e çiftit.
“Ata festuan 63-vjetorin e martesës më 26 shtator dhe ishin gjithmonë bashkë. Unë do të sjell me vete kujtimin e gjyshes sime nga Puglia, ndërsa ajo po përgatiste orkiejën me dorë dhe gjyshin tim pranë saj që i mori një nga një për ta ndihmuar”, vijon mbesa e çiftit.
Olga dhe Vincenzo u shtruan në spital në San Gerardo di Monza më 11 nëntor pas 10 ditësh me ethe dhe temperaturë shumë të lartë. Ata nuk mund të qëndronin kurrë larg njëri-tjetrin, tregojnë familjarët.