Rozë

(Video) Ai po kërkon grua në televizor/ Dy motrat binjake shqiptare që duan Saimirin me prona në Gjermani nxjerrin skandalin: Sa u fikën dritat atij iu hodhën të gjitha….

Mbrëmjen e së hënës u transmetua pjesa e parë e formatit më të ri në Tv Klan, “Love Story”. 18 vajza konkurrojnë me njëra-tjetrën për t’i fituar zemrën Saimirit.

Dy ndër konkurrentet janë Albana dhe Silvana Xhani. Vajzat janë motra binjake, të cilat kanë vendosur të bëjnë për vete Saimirin.
Në “Daily Love Story”, motrat Xhani kanë kritikuar as hpër konkurrentet e tjera, të cilat sipas tyre kanë reguar në një mënyrë shumë të pahijshme ndaj Saimirit në prapaskenë. Binjaket e kanë cilësuar sjelljen e tyre si të tepërt dhe degraduese.

“Spektakli shkoi shumë mirë, u argëtuam, pamë videoklipet tona. Në prapaskena kishte shumë skena që nuk na pëlqyen. Shumë sjellje të vajzave që nuk ishin fare të hijshme ndaj Saimirit. U hodhën shumë, sipas meje, nuk i ka hije një femre të hidhet herën e dytë që sheh një djalë, në atë mënyrë.

Dukej sikur po shihnin zotin në tokë, Është diçka reciproke, ne duhet të japim dhe ai të na japi. Ishte shumica e vajzave, nuk kam frikë ta them sepse jam shumë transparente dhe e drejtëpërdrejtë, nuk më pëlqeu fare kjo pjesë”, tha njëra ndër binjaket.

“Problemi ishte se sapo ikën dritat, kamerat, shpërtheu aty, as unë se prisja. Edhe ne e përshëndetëm të gjitha, i dhamë një puthje normlisht. Pastaj sa u fikën kamerat vajzat ju turrën, shumica. Kush i mbështetej këtej e kush i mbështetej andej. Sjellje që kaloi në degradim, sipas meje, dhe nuk i ka absolutisht hije dhe nuk e nxjerr mirë një femër.

Ta theksojmë që kjo ishte prapaskena, në skenë ishte çdo gjë përfekte, vajzat ishin princesha në skenë, më pëlqyen shumë.

Unë vajzave ju jap një këshillë, nuk është qortim. Vajza mësohuni të silleni. Ashtu siç u sollët në skenë, bëhuni dhe në prapaskenë me Saimirin. Sepse ju jep dinjitet në rradhë të parë, gjërat e tjera skanë rëndësi nëse nuk keni dinjitet”, u shpreh tjetra.

MË TË LEXUARAT

To Top