Vendi ynë ende nuk ka arritur në kulmin e valës së dytë të pandemisë, sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Gjithashtu Brataj bëri një parashikim të f ri ks hëm, ku tha se mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe në mbi 1000 raste.
“Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Tes timi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.
Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, pork a një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu.”– tha Brataj ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”.