Pak ndryshe nga sa kemi parë deri më tani takimi i Melisës me Fationin në “PërPuthen”, ku vetëm pas pak minutash, çdo gjë është ndërprerë dhe kamerat janë fikur.
Në studio, Melisa shpjegoi se gjithçka ndodhi për shkak të problemeve të saj personale dhe se nuk kishte lidhje me Fationin. Por ndërsa ajo fliste, ndërhyri Ana, e cila ka treguar hapur pëlqimin që ka për Fationin, ndërsa u duk disi xheloze.
“Merr frymë se po të dridhet zëri”- iu drejtua ajo Melisës, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj që të “shihte veten, sepse ke gjithë kohën duke pirë ujë”.
Diskutimi:
Ana: Merr frymë se po të dridhet zëri
Melisa: Ti kujdes për veten tënde se ke gjithë kohën duke pirë ujë
Ana: Do pak dhe ti shpirti i vogël?
Melisa: Po desha
Ana: Merre, po vetëm më kthe bidonin