Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për banesat e reja në zonën e Kavajës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.
“Gati dhe infrastruktura e dy blloqeve të Rilindjes pas tërmetit dhe në pak javë nis puna për pallatet e reja, ku do të strehohen familjet kavajase që në 26 nëntor humbën apartamentet e tyre”, shkruan kryeministri.
Gjatë takimeve me banorë, njëri prej tyre nuk u kurseu lëvdatat për kreun e qeverisë. Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne
Edi Rama: Po mbaron shtëpia
Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë
Edi Rama: I mirë është i mirë
Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Djali im
Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni brenda
Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë