Lajme

Gjendje alarmante nga koronavirusi në Shqipëri, mjeku rrëqeth: Nuk ka më vende në spital, për pacientë me Covid-19 po shkojmë drejt…

Me anë të një statusi në rrjete sociale, mjeku Dritan Koçiaj ka njoftuar se sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit. Ai ka shkruar se në spitalin “Shefqet Ndroqi” (Covid2), nuk ka më vende për të shtruar të infektuarit me Koronavirus.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve – A2 CNN

Mjeku ka bërë një thirrje publike kundrejt Komitetit të Ekspertëve, ministres së Shëndetësisë dhe kryeministrit. Ai iu kërkon të reagojnë menjëherë, para se të jetë shumë vonë.

“Thirrje publike. Drejtuar Komitetit te Eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot data 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy! Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta! Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

MË TË LEXUARAT

To Top