Jim Zetz 62 vjeç është baba i 6 fëmijëve. Ai vuan nga një sëmundje e keqe, të cilën e zbuloi shumë vonë.
Kur e mori vesh këtë lajm vajza e tij ishte vetëm 11 vjeçe. Ai e kishte pasur gjithmonë ëndërr ta shikonte vajzën e tij të vogël nuse. Edhe pse ajo ishte shumë e vogël vendosi të vishej me të bardha.
Jim vendosi ta çonte vajzën e tij Josie te altari, ku pastori i shpall ato të bashkuar si baba dhe bijë. Kjo ceremoni martese ishte vetëm një veprim simbolik por shumë prekës për Xhimin që kishte vetëm disa muaj jetë. E gjitha kjo u bë vetëm që ai të shikonte vajzën e tij nuse.
Ky moment do të gdhendet përgjithmonë në kujtesën e Josie dhe historia e saj është një mësim i bukur për dashurinë dhe lumturinë.
Disa muaj më vonë ai e humbi jetën por të paktën vajza e tij e plotësoi dëshirën e tij të fundit.