Lajme

Rastet me Covid-19 janë rritur shumë në Shqipëri, Kreu i Urgjencës Kombëtare tregon nëse do ketë sërish karantinë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbylljes totale të vendit nëse shifrat e Covid-19 marrin përmasa të mëdha.

Infektohet Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj - News, Lajme -  Vizion Plus - YouTube

Teksa u pyet për skenarët dhe për izolimin e vendit, Brataj tha në A2 se ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Ai theksoi se asnjë lloj mase nuk përjashtohet nga skenarët e qeverisë, të cilët do të aplikohen në bazë të rasteve ditore.

“Nuk mund të flasim për afër apo larg, është në bazë të asaj çfarë ndodh. Nga momenti në moment, mund të merret edhe një masë, qoftë edhe drastike. Nuk është marrë vendim, dhe nuk më takon mua ta them diçka të tillë.

Unë jap mendimin tim personal si specialist, ndërsa vendimi është kolegjial dhe ekzekutivi është ai që vendos në bazë të këshillimeve që ka marrë nga ekspertët. Nuk përjashtohet një masë e tillë në kushtet e sotme, në kushtet e pandemisë, po e bën gjithë bota, nuk është se po e bëjmë vetëm ne. Por nuk janë të përjashtuara asnjë nga gjitha masat”, u shpreh ai.

U infektua me COVID-19/ Kreu i Urgjencës Skënder Brataj: Në front mund të  dëmtohesh në këtë luftë të padukshme - ATSH -

MË TË LEXUARAT

To Top